Nga Dritan Goxhaj

Edi Rama tha e ç’nuk tha për raportin e Dick Marty dhe për akuzën e trafikimit të organeve, dhe mirë bëri. Mirëpo, kjo shpfje e Dik Marty nuk është përfshirë aspak në akuzat që Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur ndaj Thaçit me shokë. Rama qëllimisht nuk e preku pjesën e dytë të akuzës së Marty, e cila i akuzon këta dhe UҪK-në se kanë pasur burgje në Kosovë dhe në Shqipëri ku kanë mbajtur, keqtrajtuar e vrarë kundërshtarë politikë.

Përse Rama nuk e ceku fare këtë pjesë të akuzës?

Ju pëlqen!

Përse nuk e sulmoi këtë akuzë?

Sepse në rast se vërtetë ai do të dëshironte që të pastronte në atë Komison, me anë të një rezolute të re emrin e UҪK-së dhe të Shqipërisë, do të duhej që të sulmonte e të hidhte poshtë edhe këtë akuzë. E vërteta është se këtë shpifje-akuzë Dick Marty e ka marrë nga tre gazetarë, një amerikan e dy shqiptarë të paguar nga rrjeti serb i gazetarisë investigative të quajtur BIRN.

Dhe pikërisht në Prill të vitit 2009 gazetarët Altin Raxhimi, Michael Montgomery dhe Vladimir Karaj kanë shkruajtur për këtë rrjet sërb nje artikull me titull “UÇK-ja ka pasur kampe torturash në Shqipëri”. (Linkun e këtij artikullin mund ta gjeni në fund të shkrimit)

Bazuar mbi këtë artikull EULEX në vitin 2010 vendosi që të nisi një hetim, dhe në mes të vitit arreston 5 pjesëtarë të UҪK-së duke i akuzon për këtë vepër, se gjoja kanë torturuar e vrarë në një kamp në Kukës disa shqiptarë të Kosovës. Dhe në fund të vitit 2012 i dënon ata për akuzat e ngritura në këtë artikull.

Ndërsa gazetari Altin Raxhimi që atëherë është dëshmitar i mbrojtur dhe i fshehur i prokurorisë dhe për këtë i kanë dhënë edhe azil në Kanada.

Edi Rama ka 10 vjet që është kryeministër i Shqipërisë, në rast se vërtet ai do të donte që të pastronte emrin e Shqipërisë, UҪK-së dhe të mikut të tij Hashimit, ai ka pasur të gjitha mundësitë që të iniconte një hetim të gjërë në Shqipëri e të tregonte se UҪK-ja nuk ka pasur as burgje e as kampe të tillasikundër akuzohet ajo në këtë artikull.

Rama e kishte mundësinë ta bënte këtë edhenë vitin 2021 kur inicoji komisionin parlamentar për akuzat e Dick Marty, por edhe aty u muar vetëm me akuzën e trafikimit të organeve. Një akuzë të cilën e ka hedhur poshtë një hetim i EULEX dhe i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës nga 2011-2013.

Por Edi Rama jo vetëm që nuk ka aspak interes të hedhi poshtë akuzat për tortura e burgje në Shqipëri, sepse kështu i bie që të akuzojë për shpifje Sërbinë e vëllait të tij prej feje Vuçiçit, pasi Vuçiçi prej kur ishte kryeministër e deri në vitin 2014 ka dorëzuar pranë EULEX 63 dosje për këto gjoja krime të UҪK-së, që përmbajnë rreth 48 mijë faqe shpifje.

Por ashtu, sikundër e dëgjuam të gjithë, për Ramën genocidin në Kosovë e ka kryer Millosheviçi dhe jo shteti Serb! Pse nuk akuzoi shtetin Serb? Sepse po të thotë shteti serb, atëhere i duhet që të pranojë kërkesën e Kosovës për ta akuzuar Sërbinë në Gjykatën Ndërkombëtare për genocid.

Të gjithë ata naivët që mëndojnë se Rama po kërkon një rezolutë të re për ta mbrojtur UҪK-në, duhet ta kuptojnë se nuk është nevoja për të qënë jurist, për ta parë se një rezolutë e re në mes të një proçesi që sapo ka nisur dhe ku ekziston më parë një precedent dënimi për akuzën për të cilën akuzohen Thaçi me shokë, do e bënte këtë rezolutë akoma edhe më të poshtër dhe më akuzuese se ajo e para.

Të gjithë mund të pyesim vetveten se, nëse Rama vërtet dëshiron të pastrojë edhe emrin e Shqipërisë në këtë mesele, përse nuk e kërkon rihapjen e hetimit për vrasjen Ilir Konushevcit?

Përse nuk e inicon një hetim për vrasjen e ushtarit të UҪK-së në qëndrën stërvitore të Burrelit?

Vrasje për të cilën është akuzuar nga Prokuroria Speciale dhe po mbahet në paraburgim në Hagë Pjetër Shala, i cili vërtet është pjesëmarrës në këtë vepër, por jo autori. Pasi autor është Ruzhdi Saramata, të cilin Xhavit Haliti e HashimThaçi menjëherë pas lufte e bënë Nënkryetar të Komisionit të Veteranëve në Kosovë.

Ndaj të gjithë ata që e duartrokitën Ramën për “fjalimin madhështor” të tij në Komisionin Europian, tashti do të duhet t’i drejtojnë disa nga pyetjet e mësipërme; por jo veçtëm Ramës, por edhe vetes së tyre.

Duke qënë se KE është kryesisht për të drejtat e njeriut, pyeteni Ramën se, pse nuk e ka ngritur asnjëherë në këtë komision pastrimin etnik që Sërbia po ushtron ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc?

Pyeteni, përse nuk e ka ngritur asnjëherë çështjen e të zhdukurve që Sërbia nuk pranon t’i dorëzojë?

Por pyeteni edhe pse nuk e ka ngritur asnjëherë çështjen e vrasjes dhe zhdukjes së Ukshin Hotit?

Më në fund do të duhet që ne shqiptarët të kuptojmë fjalën e urtë të popullit : Tjetrit mos i shih gunën po shihi punën.

E puna e Ramës është e gjitha në shërbim të Sërbisë.

 

Linku i artikullit të BIRN-it

HLC-RDC.ORG

BIRN: UÇK-ja ka pasur kampe torturash në Shqipëri – Fond za humanitarno pravo/Humanitarian Laë Center/Fondi për të Drejtën Humanitare | Fond za humanitarno pravo/Humanitarian Laë Center/Fondi për të Drejtën Humanitare

Tiranë, 15 tetor 2022

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!