Nëse po ndiqni një dietë të caktuar me siguri keni dhe disa rregulla. Në varësi të dietës që po ndiqni, mund të keni rregulla si, të mos hani pas orës 8 të darkës, shmangia e ushqimeve të skuqura, ngrënia e ëmbëlsirave vetëm një ditë të javës etj.

Dhe ndërkohë që shumë profesionistë të shëndetësisë nuk i pëlqejnë shumë këto rregulla, sepse shumë njerëz mund të mos marrin të gjitha lëndët ushqyese për të cilat kanë nevojë, ekziston një rregull jo shumë i njohur që nutricionistët bien dakort që ju mund t’ju ndihmojë.

Rregulli i 5/20 është një rregull që ju ndihmon të kuptoni se çfarë lëndësh ushqyese janë shumë në një produkt ushqimor dhe çfarë janë pak.

Nëse një lëndë ushqyese plotëson 20% apo më shumë të vlerës ditore të rekomanduar, kjo zakonisht konsiderohet shumë. Nëse një lëndë ushqyese ka një vlerë ditore prej 5% apo më pak kjo konsiderohet zakonisht e ulët.

Rregulli 5/20 mund të aplikohet pavarësisht çfarë objektivash nutricionalë mund të keni. Nëse, për shembull, keni si qëllim rritjen e konsumimit të proteinave dhe limitimin e sheqernave, ngrënia e një ushqimi që siguron 20% të vlerës ditore të proteinës së rekomanduar dhe më pak se 5% të vlerës ditore të sheqerit, do ju ndihmojë në arritjen e këtij qëllimi.

Është e rëndësishme të jeni të vëmendshëm ndaj numrave në etiketat e ushqimeve që konsumoni.

Shumica e njerëzve duhet të fokusohen në marrjen e kalciumit dhe vitaminës D dhe limitimit të sheqerit

Shumica e njerëzve mund të përfitojnë nga ngrënia e ushqimeve me nivele të larta fibre, kaliumi, kalciumi dhe vitamine D.

Gjithashtu mirë do ishte dhe limitimi i sheqernave. Tani kjo është bërë më e lehtë sepse shumica e ushqimeve bëjnë dhe ndarjen e sheqernave natyralë në etiketat e tyre, si sheqeri në fruta, nga sheqeri i shtuar, apo lloje që janë më të rrezikshme për shëndetin.

Ndërkohë që rregulli 5/20 është një rregull i mirë, është e rëndësishme të mbani mend se një ushqim i vetëm nuk mund t’ju sigurojë gjithçka për të cilën keni nevojë. Për më tepër, disa aspekte të tjera të etiketimit janë të rëndësishme për t’u konsideruar, ose në disa raste të mos merren parasysh.

Shumë njerëz tërhiqen nga termat magnetikë të përdorur në etiketat para disa ushqimeve si “pa karbon”, “natyrale”, “dietike”, “karbohidrate neto” etj. Por, këto terma nuk janë të përcaktuara në mënyrë universal, kështu që është më mirë të fokusoheni në pjesën e pasme të paketimit, kur mund të aplikoni dhe rregullin 5/20.