Leximet e para nuk harrohen kurrë dhe janë një hap thelbësor në rritjen e një fëmije. Por cila është mënyra e saktë për t’i afruar të vegjlit me librat? Si është e mundur t’i bëjmë ata të apasionuar pas leximit?

Identifikoni nivelin e duhur të vështirësisë për të filluar

Eshtë e rëndësishme që fëmija të përjetojë një ndjenjë sfide dhe një shkallë të mirë të kënaqësisë: nëse tregimi është shumë i vështirë, ose përtej mundësive të fëmijës, ekziston rreziku që ta bëjë atë të ndiejë zhgënjim dhe zemërim; nëse është shumë i lehtë, ose jo shumë stimulues, rrezikoni ta mërzitni atë.

Ju pëlqen!

Riti i të lexuarit

Eshtë e rëndësishme që leximi të bëhet pjesë e rutinës prind-fëmijë. Mund të jetë një herë në ditë, çdo dy ditë ose çdo javë: të dielën në mëngjes me një filxhan çaj bimor të zierë, në mbrëmje menjëherë pas darkës, të shtunën pasdite. Zhdukni të gjitha shpërqendrimet, mendimet dhe shqetësimet e jashtme, bëje të qetë dhe kushtojuni vetëm faqeve të librit që keni në dorë.

Rrëmbehuni nga leximi: emocione dhe argëtim

Roli i të rriturit është thelbësor për suksesin e aktivitetit. Gëzimi, argëtimi, imagjinata janë përbërësit për të përfshirë fëmijën dhe për të hapur mendjen e vet. Po aq e rëndësishme do të jetë, që prindi të ketë aftësinë të ndalet herë pas here, sepse vëmendja e fëmijëve ka një kohëzgjatje shumë të kufizuar.

Rëndësia e zërit për të artikuluar rrokjet dhe fjalët

Për fëmijën shumë fjalë dhe fraza janë thjesht një grup shkronjash ose rrokjesh. Prandaj, mbështetja juaj do të jetë thelbësore si për shqiptimin e saktë të fjalës, ashtu edhe për intonacionin e tërë fjalisë dhe për të kuptuar tekstin. Prandaj është e rëndësishme që së pari t’i jepet kënaqësia që ta lexojë fjalën në mënyrë të pavarur. Pastaj përsërisni fjalën e lexuar për të, duke qenë shumë të kujdesshëm për të vendosur theksin në rrokjen e saktë. Pasi fëmija të ketë lexuar të gjitha fjalët që përbëjnë fjalinë, ajo rilexohet, duke u siguruar që të jep intonacionin e saktë të zërit, të shtojë ngjyra në tekst dhe të lehtësojë të kuptuarit.

Rindërtoni të gjithë historinë së bashku

Pasi të keni lexuar fjalën e fundit të fjalisë së fundit, lexoni sërish tregimin së bashku. Tani që fëmija është njohur me fjalët, ai mund të përqendrohet në kuptimin e tekstit që ka lexuar. Pasi të lexoni përsëri historinë, përpiquni të argëtoheni me aktivitetet e propozuara në fund të tregimit, për të forcuar të kuptuarit tuaj për tekstin e lexuar.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.