Është viti 1990 në Baltimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikes kur kujdestarja e kopshtit telefonon nënën (Debbie) dhe i thotë: “Djali yt Michael nuk rri ulur, nuk është i qetë dhe nuk përqendrohet”.
“Ndoshta është thjesht i mërzitur”, i përgjigjet e ëma.
“Nuk di se cfarë të të them. Nuk përqëndrohet… E nis diçka dhe e lë përgjysmë. Ka pak shanse të bëhet dikushi nëse vazhdon kështu”, janë fjalët e fundit të kujdestares përpara se telefoni të mbyllet.

Fëmija në fjalë quhet Michael, Michael Phelps; është vetëm 5 vjeç, jeton vetëm me nënën dhe dy motrat. Herën e parë në pishinë është aq i tmerruar nga uji që i prek fytyrën, saqë instruktori detyrohet t’i mësojë notin me shpinë. Michael ka talent, por stërvitet me ndërprerje, nuk ka vazhdimësi. Shumë here i kerkohet të rrijë në anë të pishinës për shkak të rremujës që shkakton.
Edhe në shkollë gjërat nuk shkojnë mirë. Mësuesit i përsërisin të njëjtat gjëra nënës së tij: “Nuk përqendrohet në asnjë detyrë”, “Nuk është i mirë në këtë apo atë lëndë”, “Bezdis shokët e klasës”.
E ëma vendos se ka ardhur momenti që djali t’i nënshtrohet një ekzaminimi special.
Michael diagnostikohet me ADHD, njohur ndryshe si çrregullim dhe defiçit i vëmendjes (hiperaktivitet).
Duke parë vështirësitë e djalit në matematikë ajo gjen një mësues privat i cili për të zgjuar interesin e djalit i jep ushtrime si: “Sa kohë të duhet për të përshkruar 500 metra nëse noton me një shpejtësi prej 3 metrash në sekondë?”
Zonja Debbie i shndërron kufizimet e djalit të saj në mundësi. I jep alternativa. Sa herë që djali zemërohet ose nervozohet në pishinë, ajo i jep sinjale nga tribuna që në gjuhën e tyre private nënkuptojnë: “Mblidhe veten, qetesohu”.
Michael përmirësohet në shkollë, ndërsa në pishinë noton si një peshkaqen i vogël.

Ndërkohë 11 vjeç, është më i fortë dhe më i shpejtë se çdo bashkëmoshatar i tij që ka notuar në Shtetet e Bashkuara. Në këtë periudhë Debbie merr telefonatën e dytë më të rëndësishme në lidhje me Michael. Këtë herë nga ana tjeter e telefonit nuk është një mësuese, por trajneri i tij, Bob Bowman.
Është muaji maj i vitit 1996.
“Zonjë, tani do ju tregoj se çfarë do të ndodhë”, i thotë ai. “Në vitin 2000 Michael do të marrë pjesë në provat për tu kualifikuar në Lojrat Olimpike. Unë nuk e di nëse ai do të bëhet pjesë e Lojrave Olimpike por me siguri do të flitet për të. Dhe në vitin 2004, padyshim do të marrë pjesë dhe me siguri do të fitojë medalje. Dhe do të jetë vetëm fillimi.”

Ju pëlqen!

Bob kishte gabuar. Në vitin 2000, në Sidnei, jo vetëm që Michael do të kualifikohet në garen 200 metra < stili flutur > por do të arrinte në finale, duke zënë vendin e pestë. Ishte vetëm 15 vjeç.
Janë hapat e parë të një notari që do të marrë nofkën “Peshkaqeni i Baltimorës” ose ndryshe “The Kid”— kanibali i pishinave.
Nga ajo ditë, për 16 vitet e ardhshme, Phelps do të fitojë 83 medalje, nga të cilat 66 ari, 28 Olimpike, në 8 disiplina të ndryshme, duke u bërë, në vitin 2008 në Pekin, sportisti me më shumë medalje ari (tetë) te fituara në një edicion të vetëm të lojrave olimpike. Historia e tij është ajo e një njeriu që deri në ditën e fundit, kur zbriti në pishinë për të përfaqësuar atdheun e tij, kishte 3 faza të jetës: gjumë, bukë dhe not, 6 deri në 8 orë stërvitje në ditë, 12000 kalori të konsumuara.
Është notari më i suksesshëm i të gjitha kohërave, si dhe një nga sportistët më të fortë të çdo sporti apo epoke.

Ai kampion i pakonkurueshëm ishte një fëmijë i diagnostikuar me ADHD si dhjetëra miliona fëmijë të tjerë si ai në të gjithë botën. Pati fatin e vetëm që kishte në krah një grua që kurrë nuk e gjykoi ose justifikoi për atë që ishte, por e shtyu atë të nxirrte talentin e tij atje ku të tjerët shihnin vetëm probleme dhe hiperaktivitet.

Mund të kishte hequr dorë duke ndjekur këshillën e mësueses, por Zonja Debbie zgjodhi një rrugë më të gjatë dhe më të lodhshme: BESOI TEK DJALI I SAJ.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.