Ky që shihni në foto është shqiptari Azgan Qenaj, që jeton dhe punon në furrën në rrugën “Treshnjevka” në Zagreb, ku jeton edhe vajza ime shprehet Mirjana Mimica Radivojeviç në rrjetin social facebook ku ka publikuar foton e furrtarit shqiptar.

Ajo shkruan në publikimin e kësaj foto se Qenaj ka paguar dhjetëra dënime vetëm për faktin se vazhdimisht pandërprerë dhuron bukë falas për nevojtarët e kësaj pjese të qytetit.

Azganin fqinjët dhe të tjerët e quajnë “shpirti i bardhë” i Treshnjvkës, ndërsa për humanizmin e tij ai ka fituar çmimin “Krenaria e Kroacisë” në vitin 2009.

Ju pëlqen!

Në javën që shkoi ka thënë ajo në postimin e saj në rrjetin social, kur isha në Zagreb së bashku me bashkëshortin vajzës time u nisëm për në spital dhe rrugës ai më tregoi për furrën bukës dhe për pronarin dhe një tregim që lidhet me një sandviç me mish të terur që ai kishte porositur për të dashurën (vajzën time) tregon Radivojeviç.

Kur hyra brenda dhe bëra porosinë tregon dhëndëri, Azgani më pyeti për kë e kam sandviçin dhe për ku?.

Unë i thash për spital, atëherë Azgani tha: “Duhet të jetë i përgatitur në mënyrë të veçantë” dhe kur ishte në gjysmë të punës tha për kë e ke?.

Për bashkëshorten iu përgjigja duke e njoftuar se ajo është shtatzënë.

Aaaa, lëshoi pasthirrmën ai, atëherë vërtetë duhet të jetë i veçantë, le atë sandviç dhe merr tjetrin për të e bërë gati.

Biseduam për atë sandviç me dhëndëri deri në spital, për atë njeri dhe për njerëzit.

Dhe kjo është kjo.

Nëse është sandviç shqiptar, kjo ka lidhje me politikën assesi me njerëzit.

Nëse është çokollata serbe, përsëri kjo ka lidhje me politikën assesi me njerëzit.

Herën tjetër kur të shkoj në Zagreb, patjetër do të shkoj te Azgani të ha çka do qoftë.

Ndërsa Azgan Qenaj vazhdon të jetë i njëjtë i afërt, i dashur edhe shumë humanitar, pa pyetur askënd kush edhe çka është por duke dëshmuar shpirtin e bardh dhe humanizmin e familjes edhe popullit nga vjen.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!