Emri im është Maria Henry Gay dhe ky është djali im i birësuar, Robbie. Ai është një djalë me zemër të madhe. Unë e adoptova Robbin dy vjet më pare. Në atë kohë ai ishte një djalë i madh në moshë dhe kurrë nuk ishte dashuruar me të vërtetë një person tjetëpas vitesh të tëra abuzimi të rëndë dhe braktisje nga familjarët e tij biologjikë.

Është një fëmijë i jashtëzakonshëm, është zemra ime. Kur vendosëm të shpëtonim një qen nga rruga, ai zgjodhi të shpëtonte atë më të moshuarinmë të goditurin dhe më të injoruarin nga të gjithë! I pëlqen të adoptojë vetëm qen të moshuar dhe me pamje fatkeqe. Më dukej sikur e bënte këtë gjë, pasi ashtu i kishtendodhur edhe atij, kur e zgjodha unë dhe im shoq në jetimore. Pra, i kujtohej fëmijëria e tij dhe njësoj siç“e shpëtuam” ne, donte dhe ai “të shpëtonte” qentë e moshuar.

Sot shkuam bashkë te veterineri sepse për qenushi i tij u sëmur. Kishte ditë që nuk ushqehej, rënkonte dhe dukej qartë që po i afrohej fundi. Ishte shumë i moshuar, por djali im nuk hiqte dorë. Besonte shumë nëshërimin e tij. Nuk u bind as kur veterineri i tha se nuk kishte shpresa.

Ju pëlqen!

Kur dolëm nga klinika veterinare, më tha me lot në sy se donte të ishte ai që do ta mbante qenin krahët e tij, kur ai të jepte shpirt. Rrugës për në shtëpi i thashë se sa krenarë isha për të dhe se me mundësinë e parë, do të shpëtonim një qen tjetër nga rruga e do ta rrisnim si qenushin Buffy. Aty im bir më pohon atëqë unë mendoja prej kohësh dhe fjalët e tij më prekën pamasë. Më tha:

“Po, por dua një qen njësoj si Buffy. E di se si është të ndihesh jo i dashur, të mos marrësh dashuri apo kujdes nga të tjerët. Unë dua që askush të mos ndihet në këtë mënyrë, asnjë person dhe asnjë kafshë. Më ka ndodhur edhe mua dikur, por kam qenë me fat të kem dy prindër të veçantë si ti dhe babi. Ju e kishit mundësinë për të adoptuar një fëmijë. Jetimorja kishte plot fëmijë më të vegjël se unë, por ju më zgjodhët mua dhe më bëtë të kuptoja se si është të të dojë dikush. Këtë gjë nuk e kisha provuar kurrë si ndjenjë. Ti më njeh vetëprej dy vjetësh, por më do sikur të më kishe njohur prej një jeteUroj që edhe qentë e braktisur të gjëjnë dashurinë tek dikush, ashtu siç unë e gjeta tek ti dhe babi”.

Fëmijët pëçdo prind janë të veçantë, por djali im është më i jashtëzakonshmi! Është zemra ime.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.