I pari i AKR’së Behgjet Pacolli ka rrëfyer momente intersante nga jeta e tij personale në një emsion me Adelina Ismailin, ku ndër të tjerash ka thënë se ka përfunduar gjimnazin me 16.

Ish-presidenti i Kosovës, Pacolli thotë arsyeja pse e ka kryer shkollën në këtë moshë të hershme është sepse profesorët e kanë kaluar në klasë më të madhe, pasi ka qenë i shkëlqyer në mësime.

” E kam kryer gjimnazin me 16 vjet, jo me korrespodencë por kam qenë nxënës shumë i mirë, dhe më kanë kaluar në klasë më të mëdha”, tha Pacolli.
Kujtojmë, që Pacolli është një nga biznesmenët më të suksesshëm kosovarë në botë, i cili ka ndëruar objekte gjigante.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!