Amir Rrahmani do të transferohet në Napoli gjatë vetës që vjen, pas vetëm një viti të kaluar në Verona, njofton gazetari italian dhe eksperti i transfereve në futbollin italian, Gianluca Di Marzio.

Napoli ka arritur marrëveshje më Veronën. Klubi napolitan do t’i paguajë 14 milionë euro për qendërmbrojtësin stabil. Ndërkohë, përfaqësuesi kosovar do të nënshkruajë kontratë 5 vjeçare dhe do të paguhet 1.5 milion euro në vit.

Rrahmani ishte transferuar në klubin italian nga Dinamo Zagrebi verën e kaluar. Ai shfaqi siguri dhe është bërë shtyllë e mbrojtjes së ekipit nga Serie A.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Prandaj, paraqitjet e tij iu ranë në sy Napolit, por edhe Interit.

Sidoqoftë, Napoli duket se është treguar më i shkathtë dhe kështu i siguron shërbimet afatgjate të mbrojtësit nga Kosova.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...