Juventusi ka bërë mrekullinë dhe është kualifikuar për në fazën çerekfinale, duke mposhtur 3-0 Atleticon. 

Padyshim njeriu i mbrëmjes ishte Cristiano Ronaldo, i cili shënoi het-trik dhe çoi skuadrën e tij përpara, duke e konfirmuar se për të mosha është vetëm numër.

‘Bardhezinjët’ dominuan 90 minutat e ndeshjes, duke mos e lejuar kundërshtarin të kërcënonte aspak.

View image on Twitter

Goli i parë erdhi në minutën e 27-të, kur Cristiano Ronaldo shënoi me kokë. Me epërsi minimale përfundoi edhe 45 minutëshi i parë.

Me të filluar pjesa e dytë, Cristiano Ronaldo (48′) shënoi sërish me kokë dhe baraspeshoi gjithçka.

Juve kërkoi vazhdimisht edhe golin e kualifikimit, ndërsa ekipi i Simeones priste kundërsulmet.

Goli i kualifikimit erdhi katër minuta para fundit, kur Bernardeschi u pengua në zonë dhe penalltinë e konkretizoi në gol magjiku dhe heroi i mbrëmjes për Juventusin, Cristiano Ronaldo, i cili kompletoi edhe het-trikun e parë këtë edicion.

Tashmë Atletico eliminohet nga Liga e Kampionëve, ndërsa Simeone do bëhet ‘shitës i pjeprave’, pasi kishte thënë se nëse eliminohet nga Juve do të bëhet një i tillë.  Ekipi i Allegrit vazhdon me qëllimin e vetëm – triumfin në kompeticionin më të rëndësishëm evropian.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
[wpedon id=16879]