E ardhmja e Dries Mertens është ende për të përcaktuar. Lojtari është në skadencë kontrate në qershor me Napolin e në gjurmët e tij janë vënë klubet më të rëndësishme italiane. Mes të cilëve tani edhe Roma. Sipas asaj që bën të ditur Corriere dello Sport, në fakt, verdhekuqtë po tentojnë sulmuesin belg, duke i propozuar një kontratë trevjecare prej 3,5 milionë plus bonus në sezon. Një ofertë shumë joshëse, që stafi i lojtarit po e merr në konsideratë seriozisht.

Sigurisht, para se të merret një vendim, duhet kuptuar cfarë do të ofrojnë klubet e tjera të interesuara. Mbi të gjitha Juventus e Inter, gjithnjë shumë të kujdesshme për situatën e belgut e në kërkim të një sulmuesi. Por impresioni është që propozimi i Romës, për momentin është ndër më interesantët në tavolinën e sulmuesit. Si nga ana ekonomike, ashtu edhe teknike. Për momentin, në fakt, cështja e rinovimit mbetet në stand-by, por nuk mund të përjashtohen befasi në frontin De Laurentiis. “Ciro” Mertens, në fakt, është shumë i lidhur me Napoli e, me cmimin e duhur, mund të vendosë edhe të rinovojë për të mbetur në historinë e klubit të kaltër.