Pas fitores minimale përballë Gentit në Europa League, Roma e gjen suksesin edhe në Serinë A e që shërben si frymëmarrje pas katër tri humbjeve radhazi në kampionat. Verdhekuqtë shkatërruan 4-0 Leccen në “Olimpico”, duke rikthyer distancën prej 6 pikësh me Napolin që ndjek nga pas.

Verdhekuqtë, në fakt, i mbyllën llogaritë me puljezët që në pjesën e parë, të cilën e mbyllën në epërsi të dyfishtë me golat e Under dhe Mkhitaryan.

Në fraksionin e dytë e gjetën rrjetën edhe Dzeko dhe Kolarov, për rezultatin përfundimtar 4-0. Për Leccen, kjo humbje, përtej shifrave të thella, ishte e pranueshme dhe vinte pas tri fitoreve radhazi. Me 25 pikë në po kaq ndeshje, Lecce mbetet ende në garë për t’i shpëtuar rënies, pasi zona e ftohtë është vetëm tri pikë larg.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!