Nuk ka pagesë deri në qershor nëse kampionati i Serie A nuk do të fillojë më për shkak të emergjencës koronavirus, e pastaj një ndihmë konkrete për punonjësit e klubit që kanë përfunduar në pushim të pjessshëm nga puna. Futbollistët e Romës së bashku me teknikun Paulo Fonseca kanë gjetur akordin me klubin mbi bazën e shkurtimit të pagave, sduke ndjekur atë që kanë bërë më parë Juventus e Parma. Skuadra e trajneri portugez, nëse sezoni nuk do të nisë për shkak të pandemisë Covid-19, do të heqin dorë nga ky zë në buxhet deri në 30 qershor, për një total prej katër muajsh (saktësisht nga marsi në qershor, muajt e inaktivitetit).

Nëse kampionati do të rinisë, lojtarët e tekniku do të rikuperojnë ndonjë pagesë, dy ose tre, që do të shpërndahen gjatë sezonit të ardhshëm sportiv. Përvec shkurtimit të pagave, që përfshin edhe drejtuesit e lartë të shoqërisë verdhekuqe (një muaj pagë për të gjithë drejtuesit), Dzeko e të tjerët janë impenjuar edhe të mbulojnë diferencën mes asaj që do të paguajë shteti e pagës së plotë të punonjësve në Trigoria. Roma është shoqëria e tretë e Serie A që gjen një akord mes lojtarëve, e stafit, pas Juventus e Parma, por e para që aktivizon në pakt edhe mbulimin e punonjësve në vështirësi. Bardhezinjtë kanë reduktuar pagën me 30%, ndërsa lojtarët verdheblu kanë hequr dorë deri tani nga një muaj pagesë.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!