Ajo që shkenca dinte deri tani për mënyrën si funksionon procesi i plakjes mund të jetë e paplotë. Një studim i ri gjeti se 70% e gjeneve në mizat e frutave, që tradicionalisht besohet të jenë të lidhura me plakjen, rezultuan se ishin të përfshirë në reagimin imun ndaj baktereve.

Studimi novator i kryer nga studiuesit me Institutin Kombëtar të Çrregullimeve Neurologjike të NIH u botua në revistën iScience.

Zbulimi u bë rastësisht pasi shkencëtarët po studionin implikimin e gjenetikës në mekanizmat e plakjes te miza e frutave, që njihet me emrin Drosophila. Studiuesit zbuluan se një sistem imunitar hiperaktiv mund të jetë faktori kryesor i dëmtimit nervor dhe për ta provuar më tej këtë, ata rritën një tufë mizash, duke i trajtuar me antibiotikë për të parandaluar rritjen e baktereve.

Ju pëlqen!

Rezultatet e këtij eksperimenti ishin të papritura, pasi rreth 70% e gjeneve të lidhura tradicionalisht me plakjen nuk ishin aktivizuar në mizat pa baktere.

“Përgjatë dekadave të fundit, shkencëtarët kanë hartuar një listë të gjeneve të zakonshme të plakjes. Këto gjene mendohet se kontrollojnë procesin e plakjes në të gjithë mbretërinë e kafshëve, nga krimbat te minjtë e deri te njerëzit,” thotë autori kryesor i studimit, Edward Giniger.

Meqë gjenet dolën se nuk ishin të lidhura drejtpërdrejt me orën e brendshme të mizave, por përkundrazi me sistemin e tyre imunitar, jetëgjatësia e tyre u rrit shumë. Mizat me antibiotikë jetuan për rreth 63 ditë, krahasuar me 57 ditë në grupin e insekteve të patrajtuara.

“Ky është një ndryshim i madh për mizat. Te njerëzit, kjo do të ishte ekuivalente me rreth 20 viteve jetë të fituara,” thotë një nga autorët e studimit, Arvind Kumar Shukla.

Mizat e rritura në një mjedis plotësisht steril shfaqën rezultate të ngjashme për sa i përket gjeneve, krahasuar me mizat e trajtuara me antibiotikë. Pjesa tjetër e 30% të gjeneve të përfshira në plakje ishin dukshëm më pak aktive në grupin e trajtuar.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.