Shkruan: Rilind Gërvalla

“Zlatni dečko” ishin keta djemt e Jugosllavise qe krijonin distance me popullin e vete, te varfer e fshatar, analfabete per shkak te shtypjes nga Okupimi titist. Ja pyetni keta Migjenin e Shkelzenin me shoqni, ke e kishin shok nga fshati, shok “selakin” qe nuk ishte si ata me dukje e dije e nuk jetonte ne komunitetin elitar ne vitet 70/80 ?!
Racizmi ishte i lavdueshem nga sistemi komunist i Titos qe e promovonin disa ne ate kohe, ndaj popullit te vete, keta qe i kishin dyert hapur kudo ne Jugosllavi, te benin muzike e te shkruanin poezi e te botonin libra, ti kendonin Titos e qe mblidheshin tok neper ato zhurkat ku perzgjidhnin shqiptaret me pozivnica.

Pra, keta te rinj te privilegjuar, studente te ” kohes se arte” te Jugosllavise, qe ishin nipa, djem te “gospodinave” selakat nuk i donin afer , por nuk iu pengonte Bora e Bajaga a Mandiqi, por me kolumne direkt e indirekt kritikonin edhe shtetin shqiptar per “cenzure” kulturore, e ne anen tjeter i jipnin epersi kultures serbe, quasi jugosllave.

Ju pëlqen!

“Zlatni Decko” racizmin ndaj popullit te vete e quanin modernizem, sepse ishte si e njejte me ato ne Beograd, ndersa pjesa e te rinjeve me ndjenja patriotike ishin “selaka” e primitiva, si ata te varferit ne Shqiperine e Radio Kukesit a Tiranes.

Prandaj ju pengon gjenerata qe theu tabute. Gjenerata jone, gjenerata e Albinit qe dallonte nga ta, sepse ne njeren ane promovonim barazine ne vitet e 90ta e mbanim gjalle kulturen e artin ne Kosove, e ne anen tjeter lexonim me shume mundim. Ata dikur me floke te gjata me kitare me serbishte te kulluar ne kohe te Jugosllavise, ne me floke te gjata e kitare por duke i rezistuar tere kohes Serbise se Millosheviqit kur ra Jugosllavia, pa pasur Radio ku promovoheshim e pa pasur TV e Fakultete e ekskurzione. Edhe me kitare e kenge amerikane e edhe me UÇK-ne!

Eshte zili, eshte fobi ndaj arritjes se tjetrit, prandaj vjellit vnere ndaj nesh. Sikur thone, si eshte e mundur te dalin kaq te ditur e kreativ keta qe mbaruan shkollat e mesme e fakultetet neper shtepi. E nepermes kujt ti godasim, nepermes inferioreve te pasluftes, atyre qe ju vie turp e nuk mburren me prejardhjen, doket e zakonet. Pra ata qe ju lakmonin ketyre per shkak se Migjenet nuk i linin kurre te ishin si ata, perkunder talentit.

Fshati ka qytetari, mbase me shume se kryeqendra sot, e kush po i perbashkon keta rreth vetes, rokeret, folkloristet, bujkun e profesorin, mesuesin e fshatit dhe qytetit, studentin e fshatit e qytetit tjeter me studentin e kryeqytetit, bashke per nje te ardhme me te mire?! Albini!
Ate qe nuk munden ta bejne as keta ‘Zllatni Decko-t” dikush po e ben, pa percmim, pa e shikuar “sa aviona”. Villni sa te doni, nuk nxinet ma kosi me “beogradsko mljeko”!

P.S: Kush nuk e kupton terminologjine jugosllave me pyesni, isha zgjeru edhe me tej, por per ketw duhet studim profesionistesh. Nuk pata qare pa shkru me gjuhen qe ata e kuptojne.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.