Rivaldo po vazhdon të ketë këshilla e kritika për Barcelonën.

Skuadra e Barcelonës po kalon në një prej krizave më të thella viteve të fundit, në kohën kur zgjedhjet në klub janë afër.

Dështimi në La Liga dhe Kupën e Mbretit nuk është pritur mirë nga tifozët, kurse forma aktuale rrezikon t’i eliminojë edhe nga Liga e Kampionëve.

Ju pëlqen!

Lidhur me situatën ka folur edhe Rivaldo, por ky i fundit bënë thirrje që të shikohet edhe nga e ardhmja.

Sipas ikonës braziliane, i cili dikur luante me fanellën e Barcelonës, skuadra duhet të shikojë përpara dhe të bëjë planet për periudhën post-Lionel Messi dhe Luis Suarez.

“Luis Suarez ësht tashmë 33 vjeç dhe kontrata aktuale i skadon sezonin tjetër. Ai ka akoma dy ose tri sezone për të luajtur në këto nivele”, ka thënë Rivaldo, transmeton lajmi.net.

“Por, është gjithmonë e shëndetshme për klubin që të mendojë se kush eventualisht mund ta zëvendësojë atë dhe të nënshkruajnë me lojtarë të rinj”, ka shtuar braziliani.

Lexo po ashtu:  Getta Beqa me një tjetër triumf, 2 medalje ari në Kampionatin Mesdhetar në Maltë

“E njëjta gjë duhet aplikuar për Messin”, ishin fjalët e Rivaldo.

Barcelona gjatë janarit ka nënshkruar me Francisco Trincao, por ky është emri i vetëm i shënjuar për të ardhmen.

----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!