Kujtimi për heronjtë kombëtar vjen në forma të ndryshme. Dikush e bën atë nëpërmjet vargjeve poetike, nëpërmjet këngëve e dikush me gërshetime ngjyrash. Mirëpo, gratë shkodrane kishin një ritual ndryshe për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun. 

Gravura origjinale e vitit 1906 na bën të njohim një traditë krejt ndryshe prej asaj çka kemi dëgjuar deri më tani.

Gratë e Shkodrës mendohet të kenë hedhur lule nga kalaja e Shkodrës në ditën e Shën Gjergjit, në kujtim të heroit, Skënderbeut.

Ju pëlqen!

Ky ritual nuk ka mbetur vetëm në qarqet kombëtare por ka arritur të depërtoj edhe në revista ndërkombëtare.

Imazhi është publikuar në revistën javore “Illustrated London News”.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.