Ylli shqiptar me renome botërore, Rita Ora, është përfshirë në frymën festive të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Duke i shfrytëzuar rrjetet sociale, këngëtarja e famshme i ka uruar bashkëkombësit e saj për këtë datë të rëndësishme në historinë shqiptare.

“Urime Dita e Pavarësisë Kosovë! Ndriço secilën ditë”, shkruan Rita në Instagram duke iu referuar këngës së saj me këtë titull.

Ju pëlqen!

“E kam xhiruar videon time për ‘Shine Your Light’ atje në vitin 2012, një prej kujtimeve të mia më të mira! Ju dua shumë”, ka shtuar më tej 28-vjeçarja.

Kujtojmë që në vitin 2012, Rita qëndroi në Kosovë për xhirimin e videoklipit të hitit të saj, “Shine Ya Light”, i cili u shoqërua me shumë simbole të shtetit tonë.

Ndërsa, ajo ishte e pranishme në Prishtinë më 17 Shkurt 2018, ku performoi për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në koncertin e saj besohet se morën pjesë rreth 200 mijë vetë dhe ishte padyshim një prej koncerteve më të mëdha në karrierën e Ritës.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!