Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se për 7 ditë me radhë do të bashkëbisedoj me 7 personalitete të ndryshme.

Këtë nismë, Vjosa e filloi me Vera Orën, me të cilën biseduan për rëndësinë e shëndetit mendor kryesisht në këtë periudhë pandemie.

Në këtë bisedë, nuk kishte si të mos përmendej edhe këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, për të cilën Vera Ora tregoi se në projektet e Ritës, po planifikohet edhe një projekt që përfshinë kulturën dhe traditën shqiptare.

Ju pëlqen!

Vera Ora nuk tregoi më detajisht në lidhje me këtë projekt, por pritet të shihet në një të ardhme të afërt.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.