Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar së fundmi mini-albumin e saj më të ri, “Bang”.

Njërën nga këngët e këtij albumi ajo e shoqëroi edhe me videoklip dhe bëhet fjalë për projektin me emrin e njëjtë sikurse albumi. Këtë videoklip këngëtarja e ka cilësuar si mini-filmin e saj.

Ju pëlqen!

Aty ajo shfaqet me veshje kombëtare të punuar nga Valdrin Sahiti dhe nuk munguan as çizmet e saj të famshme me shqiponjë.

Motra e këngëtares, Elena ka publikuar një fotografi duke u treguar të gjithë ndjekësve se ekranet gjigante të Times Squares, ka shfaqur sekuenca të këngëtares në veshje kombëtare.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.