Pas lansimit të këngën “How To Be Lonely” në versionin audio, Rita Ora tashmë e ka sjell edhe videoklipin e kësaj këngë.

Videoklipi është i fokusuar në vallëzim, ku Rita e veshur në të bardha, bashkë me një numër të madh valltarësh përformojnë më shumë emocion.

Kjo këngë vjen në një kohë mjaft të vështirë për njerëzit të cilët tashmë janë të izoluar për shkak të koronavirusit, e ndoshta muzika është mjeti më i mirë më të cilën mund ta kalojnë kohën.

“Videoja e vallëzimit të ‘How to be lonely’ tashmë është publikuar. Shpresoj do t’iu pëlqejë. Shikojeni në YouTube linkun në biografinë time dhe më lejoni të shoh videot e juaja më të mira të vallëzimit në Tik Tok,” kishte shkruar Rita në rrjetet sociale.