Këngëtarja dhe kantautorja Rita Ora i ka befasuar shumë fansa me deklaratën më të re. Në një intervistë për “Daily Star”, ajo foli për seksualitetin e saj dhe zbuloi se ka qenë në lidhje romantike edhe me femrat. Ajo gjithashtu foli për thashethemet se është në lidhje me ish-yllin e “One Direction”, Liam Payne, dhe tha se e pengon fakti që gjithnjë e lidhin me meshkujt me të cilët shoqërohej.

‘Pse njerëzit nuk supozojnë se ai ka të dashur? Gjithmonë ajo e dashur është me të. Unë kam shumë miq meshkuj, shumë miq meshkuj tërheqës. Kjo nuk do të thotë se kam diçka më shumë me ta”, shpjegoi këngëtarja 28-vjeçare. ‘Liam dhe unë jemi thjesht miq. Unë e admiroj bukurinë e meshkujve dhe femrave. Unë i shoh njerëzit pa fytyra dhe pa gjini, për mua ka të bëjë me personin. Në jetën time kam pasur lidhje romantike me femra dhe meshkuj’, shtoi ajo.

Image

Këngëtarja britanike/shqiptare ka vendosur të flasë pasi që në vitin 2018 u akuzua për shfrytëzimin e biseksualitetit për promovimin e këngës së saj ‘Girls’, kryesisht për shkak të vargut: ‘Ndonjëherë thjesht dua të puth femra, thjesht dua të puth femra’, shkruan KOHA Ditore. Në atë kohë këngëtarja tha se ajo kurrë nuk do t’i dëmtonte me dashje njerëzit e tjerë LGBTQ ose këdo tjetër. ‘Jam përpjekur të jem bashkëpunëtore e komunitetit LGBTQ gjatë gjithë karrierës sime dhe do të jem gjithmonë. Këngën ‘Girls’ e kam shkruar për ta paraqitur një pasqyrë të saktë të përvojës sime reale dhe të sinqertë në jetën time”, e pranoi ylli i ri i popit.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...