Rinesa Osmani ka fituar medaljen e artë në Ligën e të Rinjve, të mbajtur në Venecia të Italisë në grupmoshën juniore (-59 kg). Krahas medaljes së artë, ajo edhe në Botërorin e këtij viti, kishte shënuar sukses, duke zënë vendin e pestë në grupmoshën e të rinjve.

Momentalisht, ndodhet e katërta në renditjen botërore, ndërsa me suksesin e arritur në Ligën e të Rinjve, pritet të dalë në vendin e parë.