Porositë për mallrat industrialë në Gjermani u rritën më shumë se sa pritej në Shtator, duke dhënë pak lehtësim për sektorin e manifakturës në ekonominë më të madhe të Europës.

Prodhuesit gjermanë të varur nga eksportet kanë pësuar goditje nga ngadalësimi i ekonomisë botërore, lufta tregtare dhe pasiguria në lidhje me Brexit.

Kontratat për mallrat “Made in Germany” u rritën me 1.3% nga muaji i kaluar, ndërkohë që pati rritje të kërkesës si brenda dhe jashtë vendit, sipas zyrës Federale të Statistikave.

Ju pëlqen!

Ministria e Ekonomisë bëri të ditur se shifrat përbëjnë një nisje pozitive për tremujorin e katërt të vitit, ndërkohë që ndjesia e bizneseve është përmirësuar gjithashtu.

Ekonomia u tkurr me 0.1% në tremujorin e dytë dhe të dhënat e fundit tregojnë për një tkurrje edhe në të tretin, ç’ka do ta çonte gjermaninë në recesion.

Rezultati për rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto në tremujorin e tretë nuk është publikuar ende. Kërkesa e brendshme u rrit me 1.6% ndërsa kontratat nga jashtë u shtuan me 1.1%.

Lexo po ashtu:  Ministri i mbrojtjes Mehaj: "Flamuri kombëtar është Identiteti ynë shqiptar dhe historia jonë"
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!