Rikthim nga bota e përtejme, një mësuese nga Britania ka shokuar mjekët e një spitali pasi zemra e saj filloi të rrihte sërish, 6 orë pasi ajo ishte shpallur e vdekur. Në datë 3 nëntor, Audrey Schoeman sëbashku me bashkëshortin e saj kishin shkuar për alpinizëm në vargmalet e Spanjës.

Asaj i ra të fikët në mes të dëborës dhe të ftohtit, ndërkohë bashkëshorti lajmëroi një ekip shpëtimi. Schoeman u dërgua në spital me helikopter ku mjekët thanë se e kishte zënë hipotermia dhe temperatura e trupit të saj ishte ulur në 18 gradë Celsius.

Pas disa momentesh zemra e saj pushoi. Mjekët bën gjithçka të mundur duke i vendosur pajisje dhe elektroshok. Pas 6 orësh zemra e saj filloi të rrihte sërish duke i shokuar dhe në të njëjtën kohë lumturuar të gjithë. Këtë histori e publikoi zyrtarisht spitali Vall d’Hebron në Barcelonë gjatë një conference për shtyp.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!