Përgatiteni vetën, “White Chicks 2” është rrugës, vazhdimi i filmit të vitit 2004 të komedisë së vëllezërve Wayans. Aktori Terry Crews i hodhi benzinë zjarrit, duke thënë se ky film do të realizohet.

“Erdhi dhe më takoi Shawn Wayans dhe më tha se do të realizojmë kapitullin e dytë të ‘White Chicks’. Pas 15 vitesh…hej pas 15 vitesh dhe po e mbaj trupin në formë vetëm për këtë film”.

“White Chicks”, me regjisor Keenan Ivory Wayans u publikua në vitin 2004 nga Sony Pictures me një buxhet prej 37 milionë dollarësh dhe duke arkëtuar në të gjithë botën 113 milionë.