Këngëtarja me famë ndërkombëtarë, Rihanna, ka dhuruar plotë pesë milionë dollarë në përpjekjet për lehtësimin e koronavirusit përmes fondacionit të saj, Clara Lionel (CLF).

Nëpërmjet një postimi në Twitter, fonadacioni bëri të ditur kontributin e dhënë, njofton Klan Kosova.

“Ne i jemi përgjigjur COVID-19 duke ndarë pesë milionë dollarë në @PIH @DirectRelief @FeedingAmerica @rescueorg @WHO & #Barbados për të përgatitur vendet/ veshje mbrojtëse, pajisje mjekësore, ushqim nëpër rajone të shumta. #CLF #HealthcareHeroes”, thuhet në njoftim.

Ju pëlqen!

Këngëtarja themeloi organizatën jofitimprurëse në vitin 2012 për nder të gjyshërve të saj, Clara dhe Lionel Braithwaite.

Qëllimi i saj është të mbështesë dhe financojë ‘programe themelore dhe efektive të arsimit, shëndetit dhe reagimit ndaj urgjencave në të gjithë botën’.

Lexo po ashtu:  Arbëreshët tanë, shqiptarët tanë, sjellin vlera befasuese në botën e këngës shqipe - Shijo këngën “Lumturi” nga Sicilia arbëreshe, The DAGGS
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!