Rezulton pozitiv me COVID-19 kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.
Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar vetë Krasniqi.
Ai ka thënë se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe se është duke u trajtuar në shtëpinë e tij.
Ju pëlqen!
“Po, gjatë ditës së hënë kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Gjendjen e kam shumë të mirë. Për momentin jam duke e përballuar mirë”, ka thënë Krasniqi.