Akademiku Rexhep Qosja, ka thënë se udhëheqësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kishin krijuar Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK’un), për të mos lejuar UÇK’në që të marrë pushtetin.

“Udhëheqja e LDK’së e kishte krijuar FARK’un jo për të luftuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në kohën kur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës ishte duke luftuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës e njohur prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës. Udhëheqja e LDK’së e kishte krijuar FARK’un si gjoja ushtri të saj për të mos lejuar që UÇK’ja të marrë pushtetin”, ka shkruar Qosja.

Tutje ai ka thënë se udhëheqësit e LDK’së, me anë të FARK’ut e kishin për qëllim luftën qytetare pas çlirimit të Kosovës.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

“FARK’u në të vërtetë ishte forca e shkretë e udhëheqjes së LDK’së për luftë qytetare pas çlirimit të Kosovës. Por, për fat djemtë e FARK’ut shpejt do të kuptojnë se për çfarë qëllimi kundërkombëtar i kishte mbledhur ata udhëheqja e LDK’së, prandaj do të kalojnë në radhët e UÇK’së”, ka shkruar Qosja.

Në fund ai ka thënë se marrëveshja e kryetarit të LDK’së me kryetarin e Serbisë, Millan Millutinoviq, ishte marrëveshje që e bënte të ligjshëm pushtetin e LDK’së në Kosovë dhe autonomin e Serbisë.

“Marrëveshja e nënshkruar prej kryetarit të Serbisë, Millan Millutinoviq, dhe kryetarit të LDK’së, në të vërtetë ishte “kushtetuta” e vonuar serbo-shqiptare me të cilën bëhej i ligjshëm pushteti, pushteti i LDK’së në Kosovën autonomi e Serbisë”, ka thënë në fund Rexhep Qosja.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...