Një 82-vjeçare nga India, që ishte fytyra e një proteste në vendin e saj, është përfshirë në listën e revistës “Times” të 100 personave më me ndikim në vitin 2020, shkruan BBC.

Bilkis ishte pjesë e një grupi të grave që protestuan në mënyrë paqësore kundër një ligji kundërthënës të shtetësisë.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi dhe aktorja e Bollywoodit, Ayushmann Khurana, po ashtu gjenden në listë.

Në listën vjetore gjenden pionierë, liderë dhe ikona nga bota që kanë pasur ndikim gjatë vitit.

Profil i Bilkisit në “Times”, që njihet ndryshe edhe si “Gjyshja”, është shkruar nga gazetarja dhe shkrimtarja Rana Ayyub, që e ka përshkruar atë si “zëri i të margjinalizuarëve”.

“Bilkisi i ka dhënë shpresë dhe fuqi aktivistëve dhe liderëve të studentëve që po arrestoheshin për ngritjen e zërit në një demokraci që po rrëshqite në autoritarizëm”, ka shkruar Ayyub.