Marco Reus është ndër lojtarët e paktë në Gjermani që ka mundur t’i rezistojë ofertave të Bayernit.

Gjiganti gjerman e kishte kërkuar yllin e Dortmundit edhe sa ishte ky i fundit tek Borussia Moenchegladbach, por ishte refuzuar.

Reus ishte larguar nga akademia e Dortmundit në vitin 2005 si pesë vjeçar, ndërsa u rikthye në vitin 2012 nga Borussia Moenchegladbach ku verdhezinjtë paguan 17 milionë euro për të.

Ju pëlqen!

Kapiteni aktual i Dortmundit vazhdon të mbajë premtimin, pasi ka refuzuar thuajse në çdo afat kalimtar për futbollist kalimin te Bayerni.

“Nuk do të më shihni kurrë duke veshur fanellën e Bayern Munic. Ky është një premtim që do ta mbaj deri në fund. Një arsye tjetër se përse unë nuk do të shkojë kurrë te Bayern është edhe fakti se ata kërkojnë të rinovojë skuadrën, ndërsa unë jam gati 30 vjeç”

Reprezentuesi gjerman ka thënë se ndihet i lumtur në klubin e tij të zemrës dhe nuk mendon kurrë për largimin.

“Unë jam shumë i lumtur në Dortmund, këtu nuk më mungon asgjë”.

“Jam krenar dhe mirënjohës që jam pjesë e Dortmundit, si një djalë i këtij qyteti do të doja ta përfundoja këtu karrierën”, tha Reus.

Reus ka folur edhe për luftën për titull të kampionit në Bundesliga, ku skuadra e tij këtë vit është favorite për të triumfuar para Bayernit.

“Gjithçka kemi në duart tona dhe ne vet mund ta fitojmë titullin ose mund ta humbasim”.

“Nëse do të përsërisim ndeshjet që kemi bërë në fazën e parë, atëherë shumë lehtë mund të arrijmë te titulli, thash që gjithçka varet nga vet ne”, deklaroi sulmuesi gjerman.

Jadon Sancho dhe Marco Reus. (Foto: Jörg Schüler/Getty Images/Guliver)

29-vjeçari ka zgjatur vitin e kaluar kontratën me Dortmundin deri në vitin 2023.

Reus ka zhvilluar 228 ndeshje zyrtare me Dortmundin ku ka shënuar 110 gola dhe ka bërë 69 asistime.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.