Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar sot se krimet serbe në Kosovë nuk do të amnistohen.

Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Ende nuk dihet për fatin e të pagjeturve, ka kryer mbi 400 masakra mbi popullatën civile. Ushtria serbe ka dhunuar gra shqiptare. Ata kanë dëbuar mbi 1 milion shqiptarë nga Kosova. Ky është gjenocid i pandëshkuar nga rrafshi ndërkombëtarë. Kjo heshtje ndërkombëtare nënkuptohet si amnisti për gjenocidin. Por nuk do të ketë amnisti, nuk ka paqe pa drejtësi, ka thënë ai me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Pagjeturve dhe në 21 vjetorin e masakrës së Mejes të kryer nga shteti i serbisë.

Mesazhi i sotshëm i ngjan më shumë si një trik politik apo edhe si një distancim nga deklaratat e gazetarit dhe të këshilltarit të tij, Baton Haxhiu, që pak ditë më parë deklaroi se pas 20 vjetësh nuk mund te ketë më gjykime për atë që ka ndodhur në Kosovë.

Ju pëlqen!

Nuk kuptohet në fakt ky stres i presidentit të Kosovës kur dihet se Haxhiu luan për vemendje dhe prefereon gazetarinë sensacionale pas së cilës spekulohet një ndikim të cilin ai nuk e ka në të vërtetë.

Apo ndoshta Presidenti i Kosovës po përdorë retorikën për konsum të brendshëm sa për të mashtruar opinionin publik para fortunës politike në Kosovë.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!