Edi Rama deklaroi se marshimi i opozitës, të cilën ai e quan pakicë, ishte absurd dhe se me bomba molotov u godit fytyra e Shqipërisë.

Rama u shpreh se nuk e impresionon fakti që dje, ndryshe nga e shtuna, ra numri i bombave molotov.

“Aspekti tjetër është ai që lidhet me situatën e krijuar nga manifestimet e dhunshme dhe i tillë ishte edhe i djeshmi, nuk më impresionon fakti që dje ra numri i bombave molotov dhe ndryshoi formula e goditjes me zjarr mbi institucionet, se ato të djeshme, përsëri rrezikuan jetën e uniformave blu, krijuan disa plagë për disa prej tyre dhe mbi të gjitha e djeshmja ishte një xhiro në boshllëkun e dëshpërimit të atyre që janë vetepërjashtuar nga zgjedhjet që shkaktoi jo pak dhe krijoi jo pak ankth për banorët” – tha Rama.

“Këtu vlen të përsëritet se as me qëndrime e as me marshime nuk zëvendësohet e as rrëzohet qeveri, e aq më pak bombat molotov , kapasollat janë një alternativë qeverisëse, por përbëjnë një mjet për të plagosur fytyrën e vendit në sytë e botës dhe për të goditur ekonominë e vendit dhe familjare që atyre që jetojnë në këtë vend” – shtoi ai. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress