Gëzim Mekuli, Oslo
Gjuha ka fuqi të madhe. Është retorika ajo që përdorë këtë art, pra gjuhën, si instrument për qëllime e synime te veta.

Sipas Bitzer, është situata retorike ajo, që paracakton atë se çfarë do të flitet e çfarë do të thuhet në publik. Kjo shprehje për të parën herë u shfaq në vitin 1968 (The Rhetorical Situation). Pra është dikush në këto situata që kërkon që dikush të reagoj dhe të mer fjalën dhe të provoj që të ndryshoj situatën. Në çastin kur një situatë mund të ndryshohet pjesërisht apo plotësisht përmes komunikimit (fjalës, fotografisë dhe tekstit) atëherë kemi të bëjmë me një “situatë retorike”.

Sipas Bitzer çdo situatë retorike përbëhet nga tre faktorë:

Ju pëlqen!

1. Problemi i ngutshëm,
2. Publiku dhe
3. Kushtet retorike.

– Problemi i ngutshëm, sipas Bitzer, është diçka e pambaruar, e papërfunduar. Është një „gabim“, një pengesë, diçka që pritet të ndodhë e të bëhet, diçka që nuk është si “do të duhej” të ishte. Por që situata të jetë retorike, duhet që „problemi i ngutshëm“ të ketë mundësinë të ndryshohet nga njerëzit. Bitzer shembullizon me vdekjen, dimrin dhe katastrofat natyrore si tipike për problemet e ngutshme, e të cilat njeriu nuk ka mundësi t’i ndryshoj, e as ti ndaloj.
– Publiku është elementi i dytë në një situatë retorike. Retorika kërkon çdoherë një publik. Shprehjet retorike mund të ndikojnë apo edhe të ndryshojnë vendimet dhe veprimet e popullit. Pra situata retorike kërkon secilën herë një publik, publik i cili është në gjendje të ndryshoj rrjedhjen e problemit të ngutshëm. Sipas Bitzer një publik retorik është ai i cili ”pranon” dhe është në gjendje të ndikohet nga diskursi publik dhe, po ashtu, të jetë mediatorë i ndryshimeve në shoqëri.
– Elementi i tretë është „kushtet e retorikës“. E, këto mund të jenë besimi, faktet, tradita, interesi dhe motivet e ndryshme.

Bitzer është kritukuar për shkak të qëndrimit të tij determinues rreth retorikës. E veçanërisht ky u kritikua për mosnjohjen e veprimeve të pavarura që ka një folës. Pra folësi ka edhe përgjegjësi etike. Kritiku më i madh i tij ishte Richard E. Vatz i cili pikëpamjen e Bitzer i quante si mit, sepse sipas Vatz, mendimi është cilësi e brendshme e secilit njeri. Veprimet retorike krijojnë ndryshime duke ndikuar në mendimet, vendimet dhe veprimet e personave të cilët mund të kontribojnë në krijimin e ndryshimeve. Pra, sipas kësaj retorika çdoherë kërkon një publik. Nuk mund të ketë situatë retorike, nëse nuk kemi publikun.

Jeta na ballafaqon me shumë probleme, qofshin këto të mëdha apo të vockëla: fëmijët vdesin nga kanceri, njerëzit vriten në luftë, vendi na pushtohet, të humbet ora e dorës apo edhe zihemi me miqët dhe koleget e punës. Pra, po të mos ishin këto komplikime e këto probleme të ngutshme nuk do të kishim nevojë për përshtatje, „harrnime“ e adaptime. Nuk do të kishim nevojë për hulumtime retorike, e as për debate, argumentime e komunikim.

Arsyeja është e thjështë sepse nuk do të kishim kurfar arsye për ndryshime; ndryshime këto që kryhen përmes komunikimit. Por jeta është me shumë telashe. Kur u vra John F. Kennedi, në vitin 1963, në Dallas, papritmas u shfaqën me qindra probleme; si friga, nevoja dhe kërkesa për informacione, sqarimet dhe lavdërimet për presidentin e vrarë. Dua të them se në këtë botë ka shumë probleme e gabime. Por të gjitha këto probleme nuk janë retorike. Një problem i ngutshëm, i cili nuk mund të modifikohet dhe të zgjihet, nuk është retorik. Gjërat që ndodhin jasht kontrollit të njeriut, si për shembull stinët e vitit, mplakja e njeriut, vdekja dhe shumë të tjera fatkeqësi natyrore, janë probleme të ngutshme, por këto ndodhi e probleme nuk janë retorike.
Komunikimi retorik nuk ka të bëjë me proceset natyrore; ne nuk mund të ndalojmë dhe të shërojmë vdekjen. Kjo do të na gjejë të gjithëve. Gjërat që nuk mund t’i ndryshojmë sot, apo edhe nëser, nuk debatohen dhe nuk bisedohen dot. Po sikur të ishte e mundur unë do ta shtyeja vdekjen time edhe nja, së pakut, 300 vjet. Pra, ne s’mund të vendosim dhe s’mundemi as edhe të ndiokojmë se kur do të vdesim, edhe nëse debatojmë nat e ditë. Pra një problem i ngutshëm, e i cili mund të zgjidhet përmes mjeteve tjera, e jo përmes komunikimit, nuk është retorik. Nëse mua më eshtë prishur bicikleta, dhe këtë kam mundësi ta rregulloj me çekan e me shafciger, duke mos përdorë komunikimin si mjet ndreqjeje, atherë, këtu, kemi të bëjmë me një problem teknik e jo retorik.

Një publik retorik përbëhet kryesisht nga njerëzit të cilët me ndihmen e shprehjeve retorike munden (1) të ndikohen dhe të bindën që të mendojnë apo të veprojnë në mënyra të caktuara, dhe (2) të cilët kanë mundësi dhe (3) dëshirë për të krijuar ndryshime që do t’i ndihmonin problemit të ngutshëm të situatës.

Detyra e folësit në një situatë retorike është pikë së parit që te kuptoj dhe ta ”skenoj” problemin e ngutshëm.
Së dyti folësi duhet ta bindë publikun për pikepamjet e tij për situatën. Ky folës duhet të ndërtoj e krijoj bashkimin dhe pajtueshmërinë mbi këtë pikëpamje, në mënyrë që publiku retorik të mendoj dhe të veproj në atë mënyrë që ta modifikoj apo të zgjedhë problemin e ngutshëm. Shembull: ”Policia e dhunshme e Kosovës përmes fotografive të manipuluara dhe përmes folësve politik, po tenton që të ndikoj tek publiku në atë se ishte populli i dhunshëm dhe agresiv, e asesi Qeveria dhe Policia. Folësit policor e qeveritar shqiptar, duke e kuptuar situatën retorike, nguten që përmes fjalimeve retorike dhe fotografisë së manipuluar, të mashtrojnë publikun/popullin, dhe përmes bindjes së poppullit të realizojnë qëllimet e tyre; frikësimin, paniken dhe mundësisht pengimin e demostratave gjithëpopullore. Shtrohet pyetja, po ashtu, retorike: Nëse kishte dhunë vetëm nga ana e demosnstruesve, atherë, pse nuk po hulumtohet shkaku dhe burimi i gjithë kësaj paknaqësie popullore? Arsyeja e revoltës qytetare?

Kushtet retorike

Rol të madh në ndikimin dhe në ndryshimin e mendimeve të publikut, luajnë tri komponentet e retorikës; Karakteri përsonal i folësit/folëses, stili i tij/sajë, strategjia logjike për të bindë, si dhe apelet emocionale, pra përdorimi dhe manipulimi i ndjenjave (logos, etos patos).
Kushtet retorike janë pjesë e situatës dhe kanë ndikim tek folësit dhe publiku. Njëkohesisht folësi dhe publiku janë pjesë e situatës. Dhe një porosi është retorikisht e suksesshme, nëse kjo, funksionon si përgjigje e përshtatshme për situatën retorike. Shembull: Akuzat në sulm të Qeverisë, dhe të shumë politikanëve shqiptarë e serb, ndaj lëvizjes Vetëvendosje, ishte mu një përgjigje ”e përshtatshme” retorike e Qeverisë ndaj problemit të ngutshëm, që po dikton situata retorike në Kosovë, pas demonstratatve paqësore të Lëvizjes Vetëvendosje. Edhe paraqitja e afërt dhe e shpesht e policisë së lënduar, nëpër televizionet e pushtetit, dhe në anën tjetër, mosfokusimi tek lëndimi, thyerjet e kockave, rrahjet, grushtimet dhe përgjakja e rinisë dhe të moshuarve nga policia, shifet e trajtohet nga konteksti i situatës retorike. Një përgjigje mund të jetë e përshtatshme dhe e qëlluar vetëm nëse kjo e ndryshon situatën; pra përgjigja retorike ka funskion ndreqje gabimi, korrigjimi dhe ”harrnimi.” E këtë po e bënë regjimi i i Prishtinës dhe mediat e saja.

Edhe dicka;

Situata retorike dhe problemi i ngutshëm ka provokuar dhe ka nxitur shumë publicist, politikan dhe analist shqiptarë që në shkrimet dhe idetë e tyre të përzgjedhin argumentime dikotomike. Dhe, pikërisht, është propaganda ajo që operon me botën dikotomike, të ndarë në ”NE = TË MIRËT“ dhe ”ATA = TË KËQINJËT“.

Këto rrëfime mitike, stereotipe dhe prodhime të fotografisë së armikut, njifen si strategji e propagandës së tmerrit. Debatet liberale e konsiderojnë si problematike argumentimin dikotomik. Sepse shoqëritë demokratike pranojnë ”mendimin tjetër” si pjese e shoqërisë pluralistike. Këto e trajtojnë ”mendimin tjetër” si ”kundërshtare” e jo si armike; edhe pse nuk kanë hiqgje të përbashket me ”mendimin tjetër.”

/Shkrim i botuar në vitin 2015/

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.