Gjatë një takimi me shkrimtarin nacionalist serb, Dobrica Qosiq në Prishtinë, atë kohë nga pozita e gazetarit të “Rilindjes”, Adem Demaçi i kishte replikuar Qosiqit në kërkesën e tij ndaj shqiptarëve për të shkruar për tema të vëllazërim-bashkimit.

Këtë histori, që Demaçi e ka treguar në romanin e tij “Dashuria kuantike e Filanit”, e ka përcjellë studiuesi i letërsisë, Bajram Kosumi, i ftuar në emisionin CODEX të KTV-së, teksa ka folur për letërsinë e burgut, temë kjo për të cilën Kosumi ka botuar së fundi edhe një studim monografik./Koha.net/