Tjetër 289 raste të reja të COVID-19 janë raportuar në Gjermani gjatë 24 orëve të kaluara.

Shifra paraqet një rënie të ndjeshme nga 430 teste të reja pozitive të raportuara një ditë më parë, sipas Institutit Robert të vendit të hënën, raporton Reuters.

Rritja e fundit ditore sugjeron një vazhdim të prirjes rënëse të rasteve të reja, duke treguar që Gjermania po kalon kulmin e shpërthimit.

Ju pëlqen!

Të Shtunën, Instituti Robert Koch raportoi 638 raste të reja.

Zyrtarët e shëndetit publik në Gjermani gjithashtu kanë konfirmuar edhe 10 vdekje të tjera në lidhje me sëmundjen koronavirus gjatë 24 orëve të mëparshme. Rritja përkatëse e numrit të vdekjeve të dielën ishte 31.

Shifra totale në Gjermani tani qëndron në 178.570, sipas Institutit Robert Koch.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të raportuara nga instituti që nga fillimi i shpërthimit është 8.257.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!