Emisioni më i famshëm në botë për vlerësimin dhe testimin e veturave, Top Gear, që është prodhim i BBC ka shpallur Renault si prodhuesi më të mirë të vitit 2019.

Duket se revolucioni nga brenda në teknologji dhe evoluvioni nga jashtë në dizajn kanë tërhequr vëmendjen e gjithë botës.

Por, Top Gear që ka renome të jashtëzakonshme të vlerësimit të veturave në vlerësimin më prestigiioz të fundvitit ka zgjedhue prodhuesin francez të veturave, Renault, si veturën e vitit 2019.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

“Është aftësia për shumëanshmëri që është kyçe për zgjedhjen e Renault si prodhuesi i vititit nga Top Gear. Veturat e saj të zakonshme janë tejet të mira, duke i dhënë vëmendje secilit detaj, duke caktuar parametra specifik për t’u plotësuar. Ndjek perfeksionin ashtu si asnjë prodhues tjetër në botë”, shkruan në përshkrimin e çmimit të dhënë nga Top Gear.

Nuk është vetëm çmimi i prodhuesit që e ka marrë Renault.

Vlerësime ka pasur edhe për veturat e prodhuesit francez si Megane RS Trophy – R dhe Renault Zoe.

Megane RS Trophy – R, Vetura me Performancën më të Mirë

“I përshtatur me disa prej komponentëve më ekzotik, nga rrotat prek karboni e deri te frenat nga keramika, Vetura me Performancën më të Mirë të vitit nuk është asnjë tjetër pos Megane RS Trophy – R”.

“Ka tejkaluar Porschen si veturë e cila kombinom veturën familjare me shpejtësinë dhe pamjen e flaktë nga jashtë”, shkruan në vlerësimin e Top Gear.

Për të marrë më shumë informata për Megane RS Trophy – R, vizitoni showroomin e Auto Mita në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Renault Zoe – Vetura më e Mirë e Vitit për Qytet

Nuk mbarojnë vlerësimet nga Top Gear. Është Renault Zoe që ka marrë çmimin e veturës ideale për qytet për vitin 2019.

“Renault ka mundur të kthehet e të realizojë një formulë të re për Renault Zoe. Por nuk e bëri këtë, në vend të një Zoe krejt të ri, e përmirësoi versionin ekzistues. Është veturë që dhuron kënaqësi në qytet”, vlerëson Top Gear.

Këo vlerësime të Top Gear e dëshmojnë edhe një herë se kosovarët po zgjedhin në
formë të përkryer kur po vendosin për veturat e reja të Renault te Auto MITA, duke begatuar kështu rrugët e Kosovës.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...