Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – ‘Remi’ i ka dalë në mbrojtje Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, i cili dy ditë më parë ka njoftuar se ka refuzuar ankesën e Klan Kosovës për rikthimin e licencës së operimit.

Mustafa thotë se secili ka të drejtë të jetë shtetas i Serbisë, por jo në emër të lirisë së medias ta mohosh shtetin e Kosovës, duke keqpërdorur adresimet si “Pejë-Serbi, Gjakovë- Serbi” nuk është e drejtë.

Në një reagim në Facebook, ai ka thënë se linjat e marrjes së programeve sportive apo të tjera përfitime në kundërshtim me rendin kushtetues “duhet të ndalen”.

Ju pëlqen!

Postimi i plotë i tij:

Në Republikën e Kosovës po vendoset rend,na duhet funksionim korrekt i fjalës së lirë.

Secili ka të drejtë të jetë shtetas i Serbisë, por jo në emer të lirisë së medias, me vetëdeklarim si shtetas i Serbisë, ta mohosh shtetin e Kosovës, të mposhtësh konkurentët tjerë në treg e që janë qytetarë të Republikës së Kosovës, duke keqpërdorur adresimet si “Pejë-Serbi, Gjakovë- Serbi”.

Lexo po ashtu:  Reagon Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi (LSHD): Mbështesim protestat me kërkesa që synojnë zgjidhjen përfundimtare të çështjes shqiptare në Maqedonin e Veriut - Duam ndryshim rrënjësor të kushtetutës

Linjat e marrjes së programeve sportive apo të tjera përfitime në kundershtim me rendin kushtetues duke mashtruar dhe korruptuar gjithëçka qe takoni, duhet të ndalen. Konkurenca në tregun e shërbimeve duhet të zhvillohet e barabartë dhe jo të bëhet praktikë që të mposhten konkurentët me kleçka që vijnë përmes pak biznismenve që vinë nga Serbia, madje edhe duke u sjellë në kundërshtim me rendin kushtetues vetëm e vetëm që të deformohet tregu e të nxirren jashtë loje konkurentët lojal në tregun e lirë.

Fjala e lirë duhet të garantohet por duhet të merret parasysh se shtete me demokraci shumë të zhvilluara kanë marrë e po marrin masa për të ndaluar keqpërdorimin e fjales se lirë sepse ky keqpërdorim, tashmë shihet si arsenal armatimi i pakontrolluar. Kjo ngase ‘fake news’, në kohet moderne, vret me shumë se sa arma.

----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!