Nuk ka pasur assnjëherë më shumë në 50 vitet e fundit e madje ka një mbizotërim të grave.

Në Japoni janë 86 mijë e 510 persona që kanë kaluar moshën 100 vjeçare. Të dhënat bëhen të ditura nga ministria e Shëndetësisë. Në vitin 1963, Japonia numëronte 153 persona që jetonin edhe pse e kishin kaluar moshën 100 vjeçare. Ndërkohë, tashmë numri është rritur me disa herë.

Në statistikat e publikuara, rezulton se 88.4 % janë gra (76 mijë e 450) ndërsa 10 mijë e 60 janë burra. Jetëgjatësia në Japoni është nga më të lartat në botë.

Ju pëlqen!

Madje, rekordi Guinness është pikërisht në Japoni ku jeton personi më i moshuar në botë; një grua japonese 118 vjeçare. Po ashtu, edhe burri më i vjetër në botë jeton po në Japoni dhe është 111 vjeç.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.