Sidnei ka regjistruar natën e vet më të nxehtë në histori, përsa i përket nëntorit, në një kohë që vera është ende larg. Qyteti regjistroi një temperaturë minimale brenda natës prej 25.4 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës plot 40 gradë Celsius.

Dhjetëra zjarre në pyje kanë ndodhur në Uellsin e Ri Jugor, mot që në fakt u parashikua që të Martën. Po ashtu, edhe në Viktoria dhe në Australinë e Jugut u raportuan rritje të larta të temperaturave gjatë fundjavës.

Temperatura rekord e Sidneit u regjistrua në Observator Hill në Distriktin Qendror të Biznesit. Nga ora 04:30, temperatura ishte rritur përsëri në 30 gradë Celsius , raporton Sydney Morning Herald.

Ju pëlqen!

Rekordi i mëparshëm në Observator Hill ishte 24.8 gradë Celsius në 1967. Imazhet nga Sidnei tregojnë një turmë të madhe njerëzish që vërshojnë në plazh. Departamenti shëndetësor i Uellsit të Ri Jugor u ka kujtuar njerëzve që të përmbahen në rregulloret e distancës sociale në mënyrë që të ndalojnë përhapjen e mundshme të koronavirusit.

Burimi origjinal: BBC

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.