Ministri në detyrë i MBPZHR-së, Besian Mustafa, ka nënshkruar dy udhëzime administrative, të cilat ua bëjnë të obligueshme mbajtësve (pronarëve) të kafshëve shoqëruese, të bëjnë identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve të tyre, njoftojnë nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve.
“Pas hyrjes në fuqi të këtyre udhëzimeve, të gjithë personat që mbajnë kafshë shoqëruese (qen, mace), duhet të identifikojnë dhe regjistrojnë kafshët e tyre, pranë subjekteve veterinare që do të kontraktohen apo autorizohen nga AUVK”.
“Organizata jonë do të takohet me AUVK-në për të diskutuar planin e zbatimit të këtyre dy udhëzimeve administrative, dhe më pas, do të organizojë fushata informuese për t’i informuar mbajtësit e kafshëve për përgjegjësitë e reja ligjore që ju takojnë për të regjistruar kafshët e tyre”, bëjnë të ditur nga kjo organizatë.