Lorin Terezi, regjisori shqiptar, në festivalin ”Flickerfest Awards” që mbahet në Australi, ka arritur të shpallet fitues në mesin e shumë regjisorëve me famë ndërkombëtare.

Filmi i regjisorit i titulluar ”The News”, ka arritur të shpallet fitues i çmimit kryesor për filmin më të mirë të huaj, të metrazhit të shkurtër.

‘The News’ u vlerësua maksimalisht nga kritikët e e festivalit “Flickerfest Award”.

Filmi trajton vdekjen e një gruaje, e cila gjendet e pajetë pranë një burimi dhe e gjithë pesha e fajit i bie nuses së saj, duke bërë kështu që të shpaloset mënyra se si lajmi transmetohet në media dhe se si po përfitohet nga vdekja e gruas.