– Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur të refuzoi ankesën e Levizjes Vetëvendosje për numrim të fletëvotimeve të diasporës që kanë arritur pas afatit të paraparë.
Kështu ka bërë të ditur kryesuesi i Sekretariatit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku.
Lëvijza Vetëvendosje ka paraqitur ankesën e saj në Gjykatën Supreme përmes të cilës kanë kërkuar numërim të 4 mijë e 639 votave të diasporës, kërkesë të cilën Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e kishte hedhur poshtë, ndërsa ditë më parë Supremja ia ktheu prapa këtë vendim Panelit.
Ju pëlqen!
Lëvizja Vetëvendosje në rast se ka ndonjë pakënaqësi me vendimin, ka kohë 24 orë për ankesë.