Reagimi i Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, për çështjen e mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës, është i fundit prej udhëheqësve institucionalë.

Kryediplomatja Gërvalla në profilin e saj zyrtar ka shpërndarë deklaratën e përbashkët të institucioneve të Kosovës. Kjo deklaratë është lëshuar fillimisht nga presidentja Vjosa Osmani.

Në këtë reagim të përbashkët, mbajtja e referendumit të Serbisë për ndryshimet gjyqësore në hapësirën territoriale të Kosovës shihet si anti-kushtetuese dhe cënuese për sovranitetin e vendit.

Ju pëlqen!

“Për më tepër, një akt i tillë është shkelje e integritetit territorial nga ana e Serbisë në raport me shtetin e pavarur e sovran të Kosovës. Institucionet i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që në raport me Kosovën të aplikohen standarde të njëjta sikurse me çdo shtet tjetër…”, thuhet mes tjerash në postim.

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.