Bëhet fjalë për urën e parë “elektrike” plotësisht “të padukshme” sepse ndodhet krejtësisht nëntokë dhe nën ujë ndaj është e pamundur të duket, me një gjatësi prej  445 kilometra midis termocentraleve të Cepagatti, në provincën e Pescara-s, dhe Lastva, në komunën e Kotorrit. Terna, kompania që administron rrjetin kombëtar të energjisë elektrike, përuroi linjën e re të energjisë me Malin e Zi në Abruzzo të Premten 15 Nëntor, në prani të kreut të shtetit, Sergio Mattarella, dhe Presidentit të Malit të Zi, Milo Dukanović.

Infrastruktura në përputhje me hartën, do të hyjë në veprim deri në fund të vitit. Ura e re e energjisë do të lejojë që të dy vendet të këmbejnë energjinë elektrike në një mënyrë të dyanshme: fillimisht për një fuqi prej 600 megavat, e cila më pas do të bëhet 1.200 megavat sa më shpejt që do të ndërtohet edhe kablloja e dytë, që pritet në vitet në vijim.

Shuma totale e projektit vlerësohet rreth 1.1 miliardë euro. Puna paraqet lidhjen më të gjatë nëndetëse të tensionit të lartë të bërë ndonjëherë nga Terna: 423 km janë hedhur nën ujërat e Adriatikut, në një thellësi maksimale prej 1.215 metrash, të cilave u shtohen 22 km kabllo nëntokësor, 16 në Itali dhe 6 në Mal të Zi.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Linja e energjisë është rezultat i shumë viteve punë nga teknikë dhe profesionistë të kualifikuar dhe të specializuar duke përfshinte gjithsej 124 kompani (80 në Itali, 62% e të cilave nga Abruzzo, dhe 44 në Mal të Zi) që nga viti 2012. Shkëmbimi i dyanshëm i rrjedhave të energjisë elektrike do të lejojë diversifikimin e furnizimeve, forcimin e besueshmërisë, efikasitetit, sigurisë, qëndrueshmërisë mjedisore dhe qëndrueshmërisë së rrjeteve të energjisë elektrike në dy brigjet e Adriatikut. (Ilsole24ore)

Edel Strazimiri

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...