Osasuna dhe Real Madridi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen re radhës në La Liga.

Mbretërit janë mysafir të Osasunas në takimin e vlefshëm për javën e 23-të në La Liga, ndeshje që zhvillohet në Estadio El Sadar nga ora 16:00.

Mbretërit janë në një seri pozitive prej katër fitoreve radhazi dhe e duan të pestën me radhë për të mbajtur diferencën me Barcelonën.

Në anën tjetër, vendasit janë në formë të luhatshme, por do të tentojnë të nxjerrin rezultat pozitiv para tifozëve të vet.

Zinedine Zidane ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime në formacion, ku Gareth Bale kthehet nga minuta e parë, ndërsa Osasuna luan me më të mirët.

OsasunaSergio; Nacho Vidal, Unai Garcia, David Garcia, Estupinan, Mancayola, Brasanac, Inigo Perez, Roberto Torres, Arnaiz, Ruben Garcia.

Real MadridCourtois; Carvajal, Ramos, Varane, Mendy; Casemiro, Valverde, Modric; Isco; Bale, Benzema.