Real Madridi dhe Barcelona po tentojnë të transferojë Bruno Fernandesin nga Manchester United qysh në afatin kalimtar të janarit.

Vetëm tetë muaj pasi kaloi te Djajtë e Kuq nga Sportinhg Lisbona, dy gjigantët e La Ligës janë futur në garë për mesfushorin portugez.

Sipas asaj që raporton The Sun, Barcelona e Real Madridi janë duke e shikuar me kujdes zhvillimin e 26-vjeçarit.

Ju pëlqen!

Në rast se forma e tij e lartë vazhdon deri në janar, atëherë dy klubet do të dërgojnë oferta në drejtim të skuadrës angleze.

Mediumi britanik raporton se Fernandes nuk i ka raportet edhe aq të mira me Ole Gunnar Solskjaerin, andaj një largim i tij nga Old Trafford është i mundur.

Lojtari ka reaguar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, mirëpo interesimi i madh nga Reali e Barca, ka shtuar edhe më shumë spekulimet.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.