Real Madridi do të kërkojë ta shtojë presionin dhe, njëkohësisht, edhe epërsinë ndaj Barcelonës, duke e mundur Athletico Bilbaon sot në San Mames. Skuadra e Zinedine Zidane është liderë e La ligës, me katër pikë më shumë se vendi i dytë Barcelona, pas një ecuri të përkryer prej gjashtë fitoreve radhazi që prej rifillimit të sezonit muajin e kaluar, raporton Gazeta Express.

Tri pikë të reja në San Mames, do ta çonin në shtatë pikë epërsinë e të bardhëve, të paktën përkohësisht, dhe do t’i shtonin presion Barcelonës për ta fituar duelin vështirë disa orë më vonë kundër Villarrealit. Por Madridi do të përballet me një Bilbao që është në luftë për një vend në Evropë sezonin e ardhshëm, prandaj fitorja do të jetë më e vështirë. Zidane nuk do të mundë të llogarisë në Eden Hazardin e lënduar, dhe sulmin do ta nisë më Karim Benzeman, Rodrgyon dhe Asension.

Lexo po ashtu:  Trajneri i Zvicrës: “Xhaka ka karakter, të tillë i dua në fushë”
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!