Sergio Ramos dhe Dani Carvajal janë pezulluar shkaku i kartonëve dhe, si pasojë, nuk do të jenë në gjendje t’i ndihmojnë Real Madridit në ndeshjen e ardhshme në La Liga kundër Alaves, këtë të premte. Kapiteni Ramos, i cili e shënoi golin e triumfit nga penalltia, dhe Carvajal u ndëshkuan me kartonë të verdhë në fitoren e Real Madridit 1:0 kundër Athletic Bilbaos të dielën në San Mames, transmeton Gazeta Express.

Ramos u ndëshkua në fund të takimit, në minutën e 90-të, për shkak të protestave ndaj gjyqtarit Jose Luiz Gonzalez Gonzalez për një faull në Eder Militaon. Carvajal e mori kartonin e 10 të verdhë këtë sezon kur ndeshja veçse kishte përfunduar, pas një zenke mes Luka Modric dhe Iker Muniain.

Mungesa e Carvajal i krijon probleme për trajnerin Zinedine Zidane për shkak se Nacho dhe Fernandez janë të lënduar. Mungesën e Ramosit në qendër të mbrojtjes do ta mbulojë Eder Militano.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!