Reagon Presidentja, prodhuan lajme të rreme – Nëser paditen “pseudo-portalet ‘Periskopi’, ‘Ekonomia Online’, ‘Gazeta Metro’, etj”

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka reaguar me të drejtë pas “lajmit” se presidentja premtoi toka për Manastir të Deçanit, për të siguruar ftesë në Samitin Amerikan.

Osmani, përmes një shkrimi në Facebook, këto raportime i ka quajtur të pavërteta,derisa ka paralajmëruar padi ndaj disa mediave, shkruan MekuliPress.com

Ju pëlqen!

‘Lajmi i publikuar ne pseudo-portalet ‘Periskopi’, ‘Ekonomia Online’, ‘Gazeta Metro’, etj se kinse unë kam premtuar toka për manastirin e Deçanit apo për këdo tjetër në shkëmbim të ftesës për Samitin për Demokraci në ShBA është GËNJESHTËR. Qysh nesër do të ndërmarrë të gjitha masat për ngritjen e padisë kundër këtyre portaleve dhe kujtdo tjetër që ka publikuar apo publikon një propagandë të tillë.Kosova ka merituar të ftohet sepse është demokraci. Miqtë tanë amerikanë nuk janë ata që ndonjëherë kanë kërkuar toka të Kosovës.Ndërkaq koha e atyre politikanëve që qesin në treg tokën e Kosovës ka përfunduar njëherë e përgiithmonë’ thuhet në reagimin e presidentes.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.