Zyrtari serb, Petar Petkoviq, që drejton të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka folur sot para mediave për takimin e djeshëm mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Derisa ai shpjegonte këto dy propozime, para mediave ka shfaqur një ilustrim të tabelave të Kosovës, ku shkruan “RKS” dhe është e vendosur emblema e shtetit të Kosovës.

Ai, po ashtu, ka publikuar ekzemplarë se si do të dukeshin dokumentet e hyrjes-daljes në kufijtë Kosovë-Serbi.

Ju pëlqen!

Megjithatë, kryeminsitri Kurti nuk ka reaguar ndaj pretendimeve të Petkoviq, duke respektuar ‘marrëveshjen’ e arritur në Bruksel për t’u mos deklaruar. Reagimi ka ardhur nga Presidenca.

Këto pretendime të Petkoviq, i ka demantuar Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, i cili ka thënë se thënë se shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq po shpërndan dezinformata për targat dhe dokumentin e hyrje daljes të Kosovës.

“Petkoviq po shpërndan informata të pavërteta për tabelat e veturave dhe dokumentet për hyrje-dalje. I humbëm 7 muaj duke negociuar për këtë çështje. Njoftoi po ashtu se Vuçiq do t’i takojë përfaqësuesit e strukturave paralele serbë në Kosovë, që do të duhej të ishin shpërbërë në pajtim me marrëveshjet e Brukselit”, ka shkruar Vela në Twitter.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.